Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë, Tunç Angili.
Në këtë takim fillimisht u trajtuan çështje me rëndësi dypalëshe dhe ato ndërkombëtare si dhe u bisedua për marrëdhëniet shumë të mira në mes të të dy vendeve. Me këtë rast, Ministri Mehaj shprehu mirënjohje për ndihmën dhe kontributin e dhënë Kosovës nga populli dhe shteti turk.
Gjithashtu, Ministri Mehaj i shprehu ngushëllime ambasadorit turk për të gjitha viktimat nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë.
Ndërkaq ambasadori Angili falënderoi Ministrin Mehaj për mbështetjen e pakursyer të dhënë nga ana e FSK-së në operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat e prekura nga ky tërmet.
Në këtë takim u bisedua për mundësitë e zgjerimit të mëtejmë të bashkëpunimit bilateral, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, ku u theksua mundësia e shtimit të mëtejmë të bashkëpunimit në fushën e arsimimit dhe trajnimeve ushtarake. /arbresh.info/
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni – po trajtohej...
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...
Incidenti në Mar-a-Lago/ Ku ndodhej Presidenti Trump në mome...