Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar sot me ambasadorin e Australisë të akredituar për Kosovë, Andrea Carlo Biggi.
Përmes një njoftimi, ambasadori ka thënë që e ka falënderuar Kurtin për urimin që ia ka bërë kryeministrit të ri australian, Anthony Albanese.
“Ishte kënaqësi që të takoja kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Faleminderit për urimet tuaja për për qeverinë e re australiane të kryeministrit Anthony Albanese dhe diskutimin për progresin ekonomik të Kosovës, mbështetjen e Australisë për sovranitetin e Kosovës, mbështetjen tonë të përbashkët për demokracinë dhe rendin global të bazuar në rregulla, përfshirë kundër agresionit”, ka shkruar ai në Twitter./arbresh.info/
AUV tërheq nga tregu disa produkte APTAMIL për foshnje
Inter vazhdon dominimin Serie A, triumfon thellë ndaj Sassuo...
Mungon Vini, kjo është 11-shja e Real Madridit ndaj Valencia...
Aksident mes motoçikletës dhe veturës në Gjakovë, lëndohen d...
Man City fiton pas pesë vitesh në ‘Anfield’ dhe vazhdon luft...
Kongresmeni amerikan: Kosova duhet të bëhet pjesë e NATO-s