Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier është pritur në takim sot nga myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në Xhaminë e Madhe në Prishtinë për të shënuar Vitin e Ri Islamik.
Përmes një postimi në Twitter, Hovenier tha që me Tërnavën kanë diskutuar mënyrat se si “çdo kosovar të mund të adhurojë i lirë prej diskriminimit”.
“Respekti për trashëgiminë e ndryshme fetare dhe kulturore, është një ideal i dashur në çdo demokraci moderne – multietnike. Sot, isha i nderuar të shënoja Vitin e Ri Islamik me Myftiun Tërnava në Xhaminë e Madhe dhe të diskutoja mënyrat për të siguruar që çdo kosovar të mund të adhurojë pa diskriminim”, ka shkruar tutje ai./arbresh.info/
Respect for diverse religious and cultural heritage is a cherished ideal in every modern, multi-ethnic democracy. Today, I was honored to mark Islamic New Year with Mufti Ternava at the Grand Mosque and discuss ways to ensure every Kosovan can worship free from discrimination. pic.twitter.com/Tw5rY6mZxn
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) July 29, 2022
Kreu i AAK-së viziton BIK-un dhe përcjell urime për festën
Kurti në BIK për ta uruar Bajramin, kujton hoxhallarët e rën...
Kapet duke kaluar ilegalisht kufirin, ndalohet shtetasi i Se...
Aksident në Lipjan, një i mitur lëndohet rëndë
Pacolli uron Fitër Bajramin: Paqe, lumturi dhe begati për çd...
Ambasadori gjerman: Dialogu dhe zbatimi i ligjeve, kyç për s...