Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, është pajtuar me deklarimet e raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, se procesi i liberalizimit të vizave për kosovarët duhet të finalizohet.
Rohde ka shpërndarë në llogarinë e tij në Twitter, deklarimet Von Cramon për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe ka shkruar “pajtohem plotësisht”.
“Procesi i liberalizimit të vizave do të finalizohet. Shpresojmë se do të kemi një datë kur do të ndodhë liberalizimi i vizave. E pashë që kjo ishte për herë të parë në agjendën e grupit punues të Këshillit të Bashkimit Evropian, të enjten e kaluar. Ende nuk është marrë një vendim i qartë, do të ketë një votim tjetër nga mesi i nëntorit ose në fillim të dhjetorit”, ka shkruar Von Cramon.

“Prapa skenave, ne po punojmë shumë për të parë vendim pozitiv [për vizat]”, ka shtuar ajo.
Në vitin 2018, Komisioni Evropian konstatoi se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe ka propozuar liberalizimin e vizave. /arbresh.info/
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Samiti BE–Ballkani Perëndimor do të mbahet më 5 qershor në M...
Fitore e madhe e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, “T...
Kjo është arsya pse LDK mban nesër konferencë
Barcelona fiton ndaj Slavias, mban gjallë shpresat për ta mb...