Ambasadori gjerman në Serbi, Aksel Ditman ka ripërsëritur se Berlini nuk kërkon që Serbia të njohë Kosovën, por që është pozicioni i përbashkët i BE-së që në mes të Beogradit dhe Prishtinës duhet të arrihet një normalizim i plotë i marrëdhënieve.
Sipas tij, është pozitive që të dyja palët kanë shprehur vullnetin dhe gatishmërinë rreth procesit të normalizimit të raporteve në patronazhin e BE-së.Diplomati gjerman ka shtuar se normalizimi i raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës është i rëndësishëm për Serbinë që të bëhet anëtare e BE-së dhe se për këtë arsye është e rëndësishme që ky proces të shkojë në mënyrë paralele me atë të anëtarësimit në BE, raportojnë mediat serbe.
Hargreaves: Shpresoj që Kosova t’i bashkohet Anglisë e Skoci...
Kosova me fanella të kaltra kundër Turqisë, FFK publikon vid...
KFOR-i stërvitet me forcat zvicërane
“Trafiku Urban” paralajmëron për vonesa e devijime të përkoh...
Mediumi amerikan: Kosova fiton kundër Turqisë
Vincenzo Montella i largon pesë lojtarë nga lista për ndeshj...