Ambasadori gjerman në Serbi Tomas Schieb tha sot se Berlini mbështet anëtarësimin e Kosovës në Interpol, pasi beson se mund të kontribuojë në luftën kundër krimit.
“Interpoli është i rëndësishëm në luftën kundër krimit. Ne besojmë se policia e Kosovës mund të kontribuojë në këtë luftë dhe ne nuk mendojmë se ka një implikim për statusin”, tha ai, transmeton KP.
Sipas tij, ekziston një qëndrim se kjo mund të zgjidhet përmes UNMIK-ut, “por sigurisht kjo zgjat më shumë se nëse Policia e Kosovës do të ishte anëtare e Interpolit”.
“Kjo me të vërtetë do të kontribuonte në efikasitet”, tha Schieb duke shtuar se anëtarësimi në Interpol nuk kërkohet nga Kosova, por nga Policia e Kosovës. Për anëtarësimin e Kosovës do të votohet në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit, e cila do të mbahet nga 18 deri më 21 nëntor në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Spanja do të ndalojë hyrjen e personave nën 16 vjeç në rrjet...
Dënohet me 12 vjet e 6 muaj burgim Sërgjan Lazoviq për krime...
Rina Maloku rikthehet pas një kohe të gjatë në rrjete social...
Kosovë, Shqipëri, Kroaci – mbahet takimi trepalësh për forci...
Tatimi i dyfishtë eliminohet: Ambasada e Kosovës në Itali je...
Policia në veri gjen sërish armë, municion dhe mjete të tjer...