UNDP, program i Kombeve të Bashkuara për të ndihmuar vendet e varfra dhe vendet në zhvillim, ka zhvilluar një sondazh për politikanët kosovarë.
Në raport prin kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ku niveli i kënqashmërisë së qytetarëve me punën e saj është 72.4%, pasuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti me 65.4%.
Ndërsa, kënaqshmëria me Presidentin ka rënë me 2.5 pikë përqindje (18.7%) nga nëntori 2019 (21.2%).
Sipas këtij raporti, intervistat janë zhvilluar përmes telefonit si pasojë e situatës pandemike kudo në botë, COVID-19, me gjithsej 1306 intervistues.
Këtë raport e ka publikuar edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, i cili ka thënë se “duhet të lexohet patjetër, vecanërisht në situatën aktuale”, duke marrë kështu anë në përkrahjen e Kurtit dhe Osmanit.
Postimi i plotë:
“Absolutisht duhet të lexohet, veçanërisht në situatën aktuale. Nivelet e besimit në institucionet përkatëse, ndjenja ndaj korrupsionit, rekrutimi i bazuar në merita në sektorin publik, etj flasin vetë. Statistikat flasin.”
https://twitter.com/GermanAmbKOS/status/1266701977234419714?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1266701977234419714&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...