Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovës, Greg Delawie sot vizitoi komunitetin Protestant Ungjillor të Gjakovës.
Në mjediset e Bashkësisë së Zotit Jezus-Evangjeliste në Gjakovë, mysafirët u mirëpriten nga pastorët Nikë Krasniqi dhe Jeton Sokoli si dhe misionarja Jacqueline Meihsner.
Ambasadori u njoftua me shtrirjen dhe organizimin e komunitetit protestant në Komunën e Gjakovës dhe bashkëpunimin e mirë që kanë me bashkësitë tjera fetare në këtë komunë.
Pastorët i shprehën ambasadorit shpresën e tyre, që çështja e varrezave për komunitetin Protestant në këtë komunë të shoh dritën. Ata gjithashtu u shprehën optimist që udhëheqja komunale të veprojë në mënyrë jo diskriminuese edhe sa i përket urimeve për festa dhe trajtimit të barabartë, me rastin e përfshirjes së përfaqësuesve në jetën e Komunës.
“Mbesim me shpresë, që barazia të reflektohet edhe në dokumentet zyrtare të kësaj komune, siç janë faqja zyrtare dhe shenjat e qytetit, që të tregojnë kah kishat tona”, nënvizuan pastorët.
Nikoqirët i falënderuan mysafirët për interesimin e tyre dhe angazhimin e vazhdueshëm të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, në funksion të respektimit të lirisë fetare në vendin tonë.
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...