Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.
Me këtë rast, Idrizi tha se ambasadorit i është prezantuar një pasqyrë e përgjithshme e qytetit të Vushtrrisë, si dhe mundësitë për investime dhe bashkëpunim me investitorë të jashtëm, në fushën e bujqësisë, turizëm urban dhe agroturizëm, industrinë e mobilierisë, të konstrukteve plastike e metalike, arsimin profesional.
Po ashtu, ambasadori është njoftuar edhe me projektet që janë duke u realizuar në komunën e Vushtrrisë.
Gjithashtu, bashkë kanë vizituar Kalanë e qytetit, si dhe punimet në sheshin e qytetit dhe parkingun nëntokësor./Arbresh.info
Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën
“Kontrata u vazhdua pa vullnetin e Gjestit”, avokati i artis...
1 muaj paraburgim për Liridon Fetahun, i kërkuar për vrasje ...
Mo Salah konfirmon largimin nga Liverpooli në fund të sezoni...
Trump thotë se SHBA-të ‘po flasin me njerëzit e duhur’ në Ir...
Haxhiu bëri homazhe në Kompleksin memorial në Gllogjan