Ambasadori britanik, Nicholas Abbott, ka ngushëlluar për vdekjen e kryetarit të komunitetit bektashi në Kosovë, Baba Mumin Lama.
Abbott ka thënë se gjithmonë do të jetë falënderues për dijen që ai kishte ndarë me të.
“I trishtuar që mora lajmin për vdekjen e Baba Mumin Lama dhe dua të shpreh ngushëllimet e mia për familjen, sikurse për komunitetin bektashi. Gjithmonë do të jem mirënjohës për kohën që më kushtoi për të ndarë dijen dhe mençurinë e tij, sikurse shumë kolegëve të mi në Ambasadë, gjatë vizitës në Gjakovë”.
Për vite me radhë Baba Lumin Lama udhëhoqi Teqen e Bektashinjve në Gjakovë./arbresh.info/
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...