Ambasadori britanik: Kemi dhënë kontribut në forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë

10:59 | 22 Mars 2022
A Z

Ambasadori britanik, Nicholas Abbott, pas përfundimit të monitorimit të sistemit të drejtësisë nga ambasada britanike, ka thënë se kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm për sundimin e ligjit në Kosovë.

“Ne synojmë që të jemi sa më afër institucioneve që ne i përkrahim dhe njëjtë ka ndodhur edhe me këtë projekt. Zbatuesi i këtij projekti ka punuar për monitorimin, identifikimin dhe ekspozimin e keqpërdorimeve si në sistemet gjyqësore dhe prokuroriale, me qëllim të rritjes së presionit për reforma. Kjo është bërë në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me institucionet që janë monitoruar dhe njëherit ka qenë një nga vlerat thelbësore të projektit”, ka thënë Abbott në një video-mesazh./arbresh.info/