Ambasador britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka thënë se familjet e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë kanë të drejtë të dinë të vërtetën për fatin e të dashurve të tyre.
Në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë, Hargreaves me anë të një postimi në Facebook shkroi se është bashkuar me familjet dhe autoritetet e Kosovës për të nderuar ata që u zhdukën gjatë konfliktit.
“Anëtarët e familjeve të personave të zhdukur, nga të gjitha komunitetet e Kosovës, kanë të drejtë të dinë të vërtetën për fatin e të dashurve të tyre. Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbështesë të gjitha qeveritë në Ballkanin Perëndimor në përpjekjet e tyre për të gjetur përgjigjet që familjet meritojnë”, shkroi ai./Arbresh.info
Vdes Eliot Engel, mik i ngushtë i Kosovës
Deputetët miratojnë në parim Projektligjin për sigurimet shë...
Kalon projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit pë...
E rëndë në Fushë-Krujë, kunati vret me armë zjarri kunatin
KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër për shkak...
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...