Kryeministri Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim lamtumirës ambasadorin e deritashëm të Holandës në Kosovë, Robert Bosch.
Kryeministri Mustafa e falënderoi ambasadorin Bosch për kontributin e tij personal dhënë për Kosovën gjatë kësaj periudhe, duke i uruar suksese në angazhimet e mëtejshme.
Kryeministri Isa Mustafa vlerësoi përkrahjen e madhe që Holanda ka dhënë dhe po vazhdon të jap për Kosovën, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zgjerimin e mëtejshëm të shkëmbimeve dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Ambasadori Robert Bosch e falënderoi kryeministrin Mustafa për bashkëpunimin e ofruar gjatë misionit të tij në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e tij të mëtejshme për Kosovën.
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...