Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, thotë se pati bisedë produktive me lidershipin e Listës Srpska sot në Veri.
Ambasadori Kosnett sot u fotografua në një nga kafiteritë e Mitrovicës së Veriut bashkë me kryetarin e Listës Srpska, Goran Rakiq, dhe përfaqësues të tjerë të kësaj partie.
Ndërsa në Twitter Kosnett shkroi se pati bisedë të frytshme me ta.
“Bisedë produktive në Veri të Mitrovicës me udhëheqjen e Listës Srpska. Komuniteti serb në Kosovë meriton përfaqësues që marrin pjesë në mënyrë aktive në institucione dhe angazhohen për interesat e tyre”, thuhet në postimin e ambasadorit amerikan.
Lista Srpska ka po bën një vit që kur bojkoton të gjitha mbledhjet e Qeverisë së Kosovës, pjesë e së cilës është zyrtarisht, ndërsa që nga nëntori nuk merr pjesë as në seanca të Kuvendi.
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran