Ambasadori amerikan Philip Kosnett ka shprehur përkrahjen e tij për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re përmes një shkrimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Twitter.
“I lumtur që Qeveria e Kosovës ka përzgjedhur një ofertues të preferuar për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re- krenar të shoh që një kompani lidere amerikane është e përfshirë. Kjo shenjon një hap kyç për një projekt që ne besojmë se është jetësor për sigurinë afatgjate më energjo për Kosovën. Urime të gjithëve” ka shkruar ambasadori.
Kujtojmë se ky projekt është paraparë të ketë vlerën 1.3 miliard dollarë, financimi pritet të bëhet në bashkëpunim me kompaninë me bazë në Londër, ContourGlobal dhe një konzorciumi të një prej filialeve të General Electric me bazë në SHBA për të ndërtuar dhe pajisur një termocentral me qymyr me fuqi prej 500 MegaWat në Kosovë.
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...