Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Kyle Scott ka folur për kushtet e arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare për çështjen e Kosovës.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Kyle Scott beson se zgjidhja e problemit të Kosovës duhet të vjen mes negociatave të drejtpërdrejta të Beogradit dhe Prishtinës.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe askush tjetër, nuk duhet të diktojnë se si do të duhet të dukej ajo zgjidhje”, u shpreh Scott gjatë një interviste me të përditshmen serbe “Blic”, duke u përgjigjur në pyetjen nëse zgjidhja qëndron tek korrigjimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, është me rëndësi që Serbia dhe Kosova të kthehen në dialog dhe për këtë arsye SHBA “ka dërguar porosi të qartë tek Qeveria e Kosovës ta tërheq vendimin për taksë ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës e Hercegovinës”, shtoi ai.
“Atë porosi qartë ua kemi dërguar partnerëve tanë në Kosovë. Po ashtu, mendojmë se për rikthim në dialog është e rëndësishme që Serbia të luajë rolin e saj në mënyrë që procesi të shkojë përpara, të implementohen marrëveshjet e arritura më herët dhe të konsiderohen kompromiset për të ardhmen, u shpreh Scott, transmeton lajmi.net.
I pyetur nëse SHBA do të ndërmarrë hapa të tjerë ndaj Kosovës, ai u përgjigj se: “Nuk është në rregull të spekulohet për veprimet potenciale”, por shtoi se: “SHBA do t’i vazhdojë përpjekjet që ta nxisë Qeverinë e Kosovës t’i tërheq vendimet që paraqesin pengesë për rikthim në tavolinën e negociatave”.
“Edhe po, ekzistojnë opsione të tjera që mund të përfshihen por mendoj se është shumë më e rëndësishme të fokusohemi në anën pozitive, siç janë tejkalimi i pengesave, rikthimi në tavolinën e negociatave, përqendrimi në dialog dhe arritja e marrëveshjeve të pranueshme nga të gjitha palët nën mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian, që do të krijojë kushtet për normalizimin e raporteve. Ky është synimi ynë. Në këtë mënyrë do të forcohet stabiliteti në Ballkan, e kjo është në interes të Serbisë, Kosovës si dhe SHBA-së”, tha Scott.
Duke folur për vizitën e mundshme të presidentit të SHBA-së, Donald Trump në Serbi, Scott tha se nuk mund ta parashikojë, por do të kishte pasur dëshirë të ndodhte.
“Besoj se Trump do të kishte pritje të ngrohtë në Serbi”, u shpreh ai. Koha është gjëja më e rëndësishme në botë për presidentin e SHBA-së. Mendoj se Serbia duhet të fokusohet në përmirësimin e raporteve me SHBA-të, por edhe në raporte më të mira rajonale. Presidenti Trump në letrën e tij për Vuçiqin ka përmendur se me kënaqësi do ta priste atë dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në mënyrë që të gjithë së bashku të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e raporteve mes Serbisë dhe Kosovës”, theksoi Scott.
Përfundon numërimi i votave për deputetë
Dalin pamjet e para nga operacioni në Venezuelë: Helikopterë...
Kapja e Maduros nga SHBA, reagon Rusia: Akt agresioni, merit...
Sekretari Rubio: Maduro s’është president, ai është kreu i o...
Ish-ambasadori kosovar tregon se çfarë mund të përfitojë Kos...
Sulmi në Venezuelë, Kallas bën thirrje për përmbajtje: BE po...