Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott ka thënë që nuk ka asnjë arsye që dialogu Kosovë-Serbi të futet në krizë serioze, duke shtuar se dialogu i brendshëm i Serbisë lidhur me çështjen e Kosovës ka shënuar përparim.
Scott të premten tha për O2 TV, se ai ka informacione se dialogu teknik i javës së kaluar në mes të dy delegacioneve ka shkuar “mjaft mirë”.
Ai bëri të ditur se për disa ditë pritet një takim tjetër në mes të palëve negociuese.
Serbia kishte ndërprerë dialogun me Kosovën pas vrasjes së liderit serb në Veri të Mitrovicës, Oliver Ivanoviq para selisë së partisë së tij në janar të këtij viti./Telegrafi/
Vitinha në pikëpyetje për përballjen me Bayernin, pas lëndim...
Zulfaj: Kosova duhet të përshpejtojë rrugën drejt statusit k...
Sulmet në shkolla, Erdogan propozon ndalimin e rrjeteve soci...
Parashikimi i motit për nesër
Ngushtica e Hormuzit, Macron thirrje SHBA dhe Iranit të ulin...
Nga një muaj paraburgim ndaj 8-të të dyshuarve për bixhoz në...