“Krimeja është Rusi e Kosova është Serbi . Kjo nuk është vetëm parullë, ky është realitet juridik që duhet të respektohet”, ka deklaruar Aleksandar Çepurin, ambasador i Rusisë në Beograd.
Për gazetën e Beogradit “politika” ai ka thënë se në kohë të fundit por bëhen paralele ndërmjet Kosovës dhe Krimesë, porse, ka shtuar ai, Krimeja dhe Kosova janë tregime krejtësisht të ndryshme.
“Së paku për shkak të asaj se Kosova i është marrë Serbisë pa respektim të Deklaratës për të drejtën ndërkombëtare të KB-së të vitit 1970, ndërsa Krimeja është shkëputur në përputhje me parimet e kësaj Deklarate”, ka thënë ai.
Ka shtuar se Kosova është marrë nga Serbia përmes “puçit të NATO-s” .
Ambasadori thotë se është e mundshme një kyçje më e madh e Rusisë në “problemin e Kosovës”, duke shtuar se kështu do të ndodhë nëse Serbia dëshiron.
“Qëndrimi ynë mbete i pandryshuar, përkrahim vendimin që e merr populli serb për Kosovën”, ka thënë në fund Çepurin.
Votat “surprizuese” të Messit në The Best, mbështetje për PS...
Sulmi në Bondi, Albanese njofton masa të ashpra kundër gjuhë...
Kuvendi i Shqipërisë mbanë sot seancë plenare, shqyrton një ...
Orban si avokat i Vuçiqit në Bruksel: Serbia vendi kyç i BP,...
Nga burgu në SPAK/ Ilir Meta dëshmon sot për “21 Janarin”
Drita sonte mbyll fazën e ligës në Ligën e Konferencës, në M...