Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka lëshuar një njoftim rreth procedurave të reja për aplikim për vizë për qytetarët e Kosovës.
Njoftimi tregon se nga 3 korriku i këtij viti, Ambasada e Zvicrës do të prezantojë një aplikacion online dhe një portal për rezervim të terminit për viza Shengen.
Përmes këtij njoftimi, ambasada tregon procedurat se si duhet të aplikohet online për vizë Shengen.
Lexojeni të plotë njoftimin e Ambasadës zvicerane:
Nga 3 korriku 2017 Ambasada e Zvicrës do të prezantojë një aplikacion online dhe një portal për rezervim të terminit për viza Shengen.
Aplikantët të cilët kanë për qëllim të aplikojnë për vizë Shengen për të udhëtuar në Zvicër, Francë, Austri apo shtetet e Beneluksit do të kenë qasje në faqen e internetit www.swiss-visa.ch . Për shkak të futjes së menjëhershme të sistemit të ri, rezervimi i drejtpërdrejtë i terminëve për viza pranë Ambasadës do të jetë i mundur vetëm deri më 28 qershor 2017
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...