Ambasada e SHBA-ve në Kosovë fuqimisht përkrahë përpjekjet e presidentes së vendit, Atifete Jahjaga për të kultivuar dialogun politik mes partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.
Ambasada Amerikane nëpërmjet një komunikate për media ka thënë se Kuvendi është institucioni më i rëndësishëm iKosovës dhe funksioni i tij është jetik për demokracinë, përparimin, dhe sigurinë e Kosovës.
“Vetëm një Kuvend që funksionon mund të debatojë dhe miratojë masat që nevojiten për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Kosovës dhe për të siguruar që Kosova vazhdon rrugëtimin e saj drejt integrimit Euro-Atlantik. U bëjmë thirrje gjitha partive që të heqin dorë nga çfarëdo kërcënimi me dhunë që është edhe i paligjshëm edhe i papërputhshëm me një shtet modern demokratik”, thuhet në komunikatë.
Shqetësuese: Dy fëmijë u braktisën brenda një muaji në Kosov...
Ministri Muja paralajmëron reforma në sigurinë ushqimore sip...
Osmani i drejtohet Kushtetueses për KQZ-në
Muriqi për FIFA-n: Të luaj në Botëror me Kosovën do të ishte...
Peleshi: Kosova e lirë, dëshmi e solidaritetit ndërkombëtar
Shpërthen rafineria e naftës në Teksas, tymi mbulon zonën