Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka organizuar festë për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Mbi 400 pjesëmarrës ishin mysafir në këtë festë, ndër ta pjesmarrës nga institucionet e ndryshme gjermane në nivelin federal dhe të landeve, deputetëve të Bundestagut, ushtarakëve të Bundesëehrit dhe NATO-a, korit diplomatik të dhjetra ambasadave të akredituara në Berlin.
Ushtruesi i detyrës së ambasadorit, Astrit Zemaj pati nderin të presë mysafirë të lartë nga Gjermania dhe Kosova. “ë bashku me kolegët nga Ambasada dhe Konsullatat ne Frankfurt, Minhen si dhe përfaqësusit e Qeverisë së Kosovës të nderojmë me pietet të lartë rrugëtimin për liri, vuajtjet e së kaluarës dhe procesin e shtetformimit të Republikës së Kosovës.
Veçanërisht impresionuese, prezenca miqëve të shumtë që kanë qëndruar pranë nesh nder vite si dhe në rrugëtimin e vazhdueshëm drejt të ardhmes si pjesë e strukturave euro-atlantike dhe anëtarësimit ne mekamizma nderkombtarë dhe në OKB” ka thënë Zemaj. Mysafirë në këtë organizim ishin edhe zëvëndëskryeministrët, Behxhet Pacolli e Dardan Gashi si dhe nënkryetari i PDK-së, Rexhep Hoti.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...