Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka konfirmuar se ka pranuar informatën se dy fëmijë kosovarë që jetojnë atje kanë rezultuar të zhdukur.
Sipas ambasadës, janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e Policisë gjermane e cila po i kërkon fëmijët që janë humbur nga mëngjesi i së enjtes, transmeton indeksonline.
Fëmijët në fjajë kanë qenë të lajmëruar me vendbanim të fundit në Borsdorf afër Leipzigut.
“Fatkeqësisht deri me tani autoritetet gjermane nuk kanë arritur të i gjejnë 13-vjeçarin Q. N. dhe 11-vjeçarin L. N. të cilët janë nga Kosova”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
Kujtojmë, se dy të miturit ishin nisur për në shkollë, por nuk mbërritën kurrë, të paktën kështu kishte deklaruar në polici njëri prej prindërve të tyre.

Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Vranësira e intervale me diell nesër në Kosovë