Ambasada e Republikës së Kosovës në Paris njofton se për shkak të masave të reja të vendosura nga qeveria franceze për ta parandaluar përhapjen e COVID-19, Ambasada do të jetë e mbyllur përkohësisht për publikun nga nesër, 7 prill, deri në marrjen e një vendimi të ri nga autoritetet vendore.
Njoftimi është bërë i ditur përmes një postimi në Facebook nga kjo Ambasadë.
”Ambasada do të vazhdojë të ofrojë shërbime të cilat mund të kryhen nga distanca si dhe të përgjigjet në telefonatat tuaja.
Për rastet e natyrës urgjente, ju lutem të na kontaktoni në numrin emergjent të Ambasadës: +33 (0)6 72 88 10 22″, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
NJOFTIM ME RËNDËSI
Ambasada e Republikës së Kosovës në Paris ju informon se për shkak të masave të reja të vendosura…
Posted by Ambasada e Republikës së Kosovës në Paris on Tuesday, April 6, 2021
“Mike e madhe e Kosovës”, Osmani i ndan Medaljen Presidencia...
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me urdhërar...
Prishtina merr një goditje të rëndë, Don Polloshka humb sezo...
“Objektivi ynë është ta fitojmë Ligën e KampionëveR...
Zyrtarë amerikanë dhe iranianë do të zhvillojnë bisedime të ...
Aksioni kundër Call Center në Tiranë, arrestohet një italian...