Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara njofton të gjithë qytetarët e Kosovës se në rast që iu kërkohet Kodi HES për çfarëdo qëllimi brenda territorit të Republikës së Turqisë, tani këtë Kod mund ta marrin edhe përmes aplikacionit ‘Hayat Eve Sığar’ (Life Fits into Home), ku pas shkarkimit të aplikacionit në fjalë, regjistroheni me numër të operatorëve telefonik të Kosovës, dhe më pas përzgjidhni kodin e shtetit të shënuar me RKS për t’i futur të dhënat personale.
“Çka është Kodi HES?
Në kuadër të përpjekjeve për t’u siguruar që pandemia Covid-19 të mbahet nën kontroll, Kodi HES është një kod alfanumerik me 10 shifra i cili përdoret të parandaluar dhe zbutur përhapjen të virusit që shkakton sëmundjen.
Si mund të marr Kodin HES?
Ju mund të merrni Kodin tuaj personal HES përmes aplikacionit celular ‘Hayat Eve Sığar’ (Life Fits into Home) ose duke dërguar një mesazh me tekst në 2023 me hapsira të vetme në mes të çdo të dhëne si në vijim: HES, Numri i ID në Turqi, katër shifrat e fundit të numrit rendor në ID tuaj, dhe numri i ditëve për të cilat kërkohet që kodi HES të mbetet i vlefshëm (Shembull: HES 12345678901 5376 30).
Kallëzim penal ndaj Onima, Gjesti: S’du as ma shumë as ma pa...
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e au...
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...
Kurti kundërshton heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën
Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...