Ambasada e Italisë uron Haxhiun e Kurtin: Mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë

11:56 | 12 Shkurt 2026
E.K

Ambasada e Italisë në Kosovë ka uruar Albulena Haxhiun, e cila u zgjodh mbrëmë kryetare e Kuvendit, si dhe Albin Kurtin, i rizgjedhur kryeministër.

Në urimin e saj, Ambasada ka theksuar se progresi i Kosovës varet nga institucione të forta dhe të qëndrueshme, të cilat mund të avancojnë reformat dhe të forcojnë perspektivën evropiane të vendit.

“Progresi i Kosovës varet nga institucione të forta dhe të qëndrueshme që mund të çojnë përpara reformat dhe të forcojnë më tej perspektivën e saj evropiane. Mezi që të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë dhe të të thellojmë partneritetin.”, thuhet në urimin e ambasadës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale