Nesër më 8 gusht është afati i fundit i shqyrtimit të lëndës nga ana e Gjykatës Kushtetuese lidhur me seancën Kushtetuese.
Me këtë rast, Ambasada e Britanisë së Madhe, ka thënë se kushtetuesja ka procedura të përcaktuara mirë për shqyrtimet dhe vendimet e saj.
Kjo ambasadë, thotë se vendimet e kushtetueses duhet të zbatohen nga të gjitha palët.
Aftësia e Gjykatës për të funksionuar në mënyrë të pavarur është jetike për demokracinë e Kosovës. Kjo duhet të respektohet dhe promovohet nga të gjitha palët, dhe vendimet e Gjykatës të respektohen dhe zbatohen”, shkruan në postimin e Ambasadës britanike.
Ditë më parë, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka kërkuar tërheqjen e pyetjes së saj për Gjykatën Kushtetuese për të kërkuar sqarime shtesë lidhur me çështjet e formimit të Parlamentit.
Ajo në një konferencë për media tha se arsyeja e kësaj është caktimi i Radomir Laban, si gjyqtar raportues.
Mbetet të shihet nesër se çfarë do të vendoset nga Gjykata Kushtetuese.
Në 27 vjetorin e vrasjes, Kurti vizitë te shtëpia e Latif Be...
Konjufca kujton Epopenë e Dukagjinit: Një nga momentet më do...
U mbajt takim koordinues me përfaqësuesit e gjendjes civile ...
Krim brenda familjes në Fier, burri vret gruan me armë zjarr...
Abdixhiku takohet me ambasadorin francez, flasin për çështje...
Policia nis aksion ndaj motoçiklistëve në kryeqytet, masa të...