Ambasada britanike në Kosovë, kërkon që lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje(LVV), Albin Kurti, t’i tejkalojnë dallimet në mes tyre dhe ta formojnë Qeverinë.
Kjo ambasadë, përmes faqes së saj zyrtare në Facebook, ka kërkuar që partitë e Mustafës dhe Kurtit të realizojnë sa më shpejtë vullnetin e popullit që vendosi më 6 tetor.
Ndryshe, sot për herë të tretë me radhë, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, ka refuzuar ftesën për takim të Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi./arbresh.info
Më poshtë reagimi i plotë:
Më shumë se 12 javë që nga zgjedhjet e 6 tetorit, Kosovës i duhet një qeveri e re. Çështjet urgjente siç janë buxheti, arsimi si dhe vendimet administrative të bllokuara duhet të adresohen.
Të dyja, Vetëvendosje dhe LDK, të cilat qartazi kanë fituar zgjedhjet, duhet të punojnë së bashku që të tejkalojnë dallimet në mes tyre dhe të formojnë qeverinë që do të adresojë çështjet më me prioritet të popullit të Kosovës.
Ato duhet të bëjnë këtë në frymën e tolerancës, duke pranuar qasjet e tyre të ndryshme të qeverisjes.
Respekti për votuesit dhe Kushtetutën do të thotë vullnet për të punuar sinqerisht së bashku për t’i treguar vendit se ata munden të ofrojnë lidership për ndryshimin.
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Ambasada amerikane në Kosovë: Krishtlindje të gëzuara për të...
Rama uron Krishtlindjen: Shqiptarët kanë qenë gjithmonë shem...
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Alba i lutet Zotit: Më ndihmo ta harroj ish të dashurin, më ...
Asllani nën vëzhgim të klubeve të mëdha evropiane, Hoffenhei...