Ambasada Britanike ka dënuar sulmin në veri të Kosovës nga i cili mbeti i vrarë një polic dhe një tjetër u plagos.
Me anë të një postimi në platformën “X”, ambasada shkruan se autorët e këtij sulmi duhet të sillen para drejtësisë, Arbresh.info.
“Britania e Madhe dënon sulmin e dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjen dhe kolegët e policit të Kosovës Afrim Bunjaku, i vrarë në krye të detyrës”, ka shkruar ambasada britanike.
“I urojmë shërim të shpejtë oficerëve të plagosur në sulm. Ne bëjmë thirrje për qetësi dhe për zgjidhje paqësore të situatës së vazhdueshme në Banjskë”, ka shkruar tutje.
Ndër të tjera, ambasada ka shkruar se institucionet e Kosovës duhet të lejohen të hetojnë dhe identifikojnë autorët e këtij sulmi të tmerrshëm, në mënyrë që të sillen para drejtësisë në përputhje me sundimin e ligjit.
“E mirëpresim bashkërendimin e ngushtë të Policisë së Kosovës, si reagues i parë, me EULEX-in dhe KFOR-in”, ka thënë ambasada britanike.
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...