Ambasada amerikane ka shkruar sot për nderimet që i bëri të martën e ngarkuara me punë Anu Prattipati, bashkë me presidenten Vjosa Osmani, te varri i Presidentit Ibrahim Rugova në 19 vjetorin e vdekjes.
Në reagimin e ambasadës thuhet se trashëgimia dhe vizioni i Rugovës janë inspirim si në Kosovë ashtu edhe nëpër botë.
“Dje, e ngarkuara me punë Anu Prattipati iu bashkua Presidentes Vjosa Osmani në nderim të Dr. Ibrahim Rugovës në 19-vjetorin e vdekjes së tij. Trashëgimia dhe vizioni i tij vazhdojnë të jenë inspirim këtu në Kosovë dhe gjithandej në botë”, ka shkruar ambasada në platformën “X”.
Yesterday, Charge d’affaires Anu Prattipati joined President @VjosaOsmaniPRKS in honoring Dr. Ibrahim Rugova on the 19th anniversary of his death. His legacy and vision continue to be an inspiration here in Kosovo and around the world. pic.twitter.com/1fKKgyGwfQ
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) January 22, 2025
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen