Ambasada Amerikane reagon për Ilija Iviq: Politika nuk ka vend në sport, Kosova është shtëpia jote

10:41 | 23 Shkurt 2020
Arbresh.info

Edhe ambasada Amerikane në Kosovë ka reaguar për rastin e futbollistit serb, Ilija Iviq i cili ka pranuar ftesën që të luajë për Kosovën.

Në reagim thuhet se Iviq frymëzon të gjithë të rinjtë në Kosovë, shkruan arbresh.info.

“Politika nuk ka vend në sport”, shkruhet ne reagim.

Teksa aty thuhet gjithashtu se është koha për të diversitetin dhe një atlet të ri të talentuar të Kosovës, i shtohet mbishkrimi Kosova është shtëpia jote.


Ndryshe kujtojmë se i riu serb pas publikimit të lajmit se do të luaj për Kosovën, nëna e tij u largua nga puna në Qendrën e Edukimit Kulturor, që në Kosovë funksionon në sistemin e Serbisë.

Ai ka marrë komente ofenduese nga mediet dhe qytetarët serbë teksa edhe është kërcënuar./arbresh.info/

 

Tha se do të luante për Kosovën, serbët ia përjashtojnë nga puna prindërit futbollistit Ilija Ivic

Kryeministri Kurti i del në mbrojtje lojtarit serb të cilit iu larguan prindërit nga puna

Flamurtari e vlerëson shqetësuese situatën e futbollistit serb, Iviq

Shpërndaje në rrjete sociale