Brian Corteville, konsull në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka deklaruar se brenda Ambasadës po diskutohen se cilat masa do të merren ndaj liderëve kosovarë nëse vazhdojnë me iniciativën për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.
Megjithatë, ai shpreson se këshilla e ambasadorit Delawie do të dëgjohet nga liderët, në të kundërtën mosdhënia e vizave është njëra nga masat që mund të aplikohet
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, ditë më parë ka paralajmëruar liderët kosovarë se nëse vazhdojnë me iniciativën për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale do të merren masa të rrepta ndaj tyre.
Në medie javë më parë është raportuar se Ambasada e SHBA-së në Prishtinë nuk i ka dhënë vizë kryeministrit Ramush Haradinajt për të marrë pjesë në “Lutjet e Mëngjesit” në Uashington pikërisht për shkak të qëndrimit të tij ndaj Gjykatës Speciale, si dhe për demarkacionin me Malin e Zi.
Por Brian Corteville, konsull në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri” ka deklaruar se ende nuk janë përcaktuar masat individuale, pasi është një diskutim që po ndodh brenda Ambasadës.
Konsulli i kësaj të fundit megjithatë shpreson se këshilla e tyre do të dëgjohet nga liderët, në të kundërtën mosdhënia e vizave është një ndër masat që mund të merret.
Corteville nuk ka dashur të komentojë për çështjen e vizës së kryeministrit Haradinaj, me arsyetimin se nuk mund t’i komentojë vizat individuale.
Gjatë kësaj interviste për “Zërin” konsulli Corteville ka folur për fillimin e procesit të dhënies së vizave emigruese në Prishtinë për qytetarët e Kosovës, për vizat që mund t’i marrin këtu pa u detyruar të shkojnë në Ambasadën e SHBA-së në Shkup.
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu