Ambasada amerikane në Kosovë ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes mes FSK-së dhe SHBA-së për komunikime të sigurta dhe ndërveprueshmëri.
Në reagimin e ambasadës thuhet se Kosova bëhet partneri i 33-të global që nënshkruan CISMOA.
Tutje ambasada theksoi se ky është një hap i madh për t’i bërë dy kombet më të forta dhe të sigurta.
“Sot, MG John Phillips dhe LTG Bashkim Jashari nënshkruan një marrëveshje kyçe të mbrojtjes midis Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës: Memorandumi i Marrëveshjes për Ndërveprueshmërinë dhe Sigurinë e Komunikimeve (CISMOA). Kosova bëhet partneri i 33-të global që nënshkruan CISMOA, duke rritur komunikimet e sigurta dhe ndërveprueshmërinë. Një hap i madh përpara për t’i bërë të dy kombet tona më të forta dhe më të sigurta. Urime FSK-së!”, thuhet në reagimin e ambasadës./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Kurti mirëpret marrëveshjen FSK-SHBA: Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme
Vdiq tragjikisht pas vetaksidentit, varroset sot futbollisti...
Tërmet 7.8 ballë në Filipine, humbin jetën 3 persona, lëshoh...
Rama reagon ndaj protestave: Projektet e Zvërnecit dhe Sazan...
Pas numërimit të shumicës së votave, LVV-ja kryeson garën zg...
Ditë e ngrohtë vere, temperaturat deri në 28°C
KQZ: Nga sot nis numërimi i votave në QKN