Ambasada amerikane i dhuron MPB-së 9800 maska, 2700 doreza, e mjete dezinfektuese

10:33 | 7 Tetor 2020
Arbresh.info

Ministria e Punëve të Brendshme ka pranuar donacion, mjete mbrojtëse nga Covid-19 nga Ambasada Amerikanë në Prishtinë.

Ministri i punëve të Brendshme, Agim Veliu tha se ky donacion që kanë pranuar nga Ambasada amerikane është i nevojshëm për ministrinë, raporton Arbresh.

“Donacioni që e pranojmë sot nga 9800 maska afër 2700 doreza, e mjete dezinfektuese dhe mjete të tjera të nevojshëm për ministrinë tonë. E kjo është prap nga miqtë e tanë. Donacionin të cilin po e pranojmë sot e do i ndihmoj agjencive për rreth në mënyrë që të kenë një mirëqenie dhe siguri për ta”, ka thënë Veliu.

Po ashtu, ministri ka thënë se përkundër ngritjes së shumë shteteve të infektuarve, Kosova ka pasur një rënie të madhe me situatën me pandeminë Covid-19, shkruan Arbresh.info.

Drejtori i byros ndërkombëtare dhe çështjes së sigurisë, Shawn Waddoups, ka thënë se ne do të vazhdojmë edhe më tutje të ndihmoj Kosovën kundër pandemisë Covid-19.

“Ne jemi shumë të lumtur që në po i ndihmojmë me këtë, e do të vazhdojmë edhe më tutje të vazhdojmë, ne po punojmë për Kosovën, e për këtë ministri”, ka thënë Waddoups./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale