Ambasada amerikane në Kosovë përmes një deklarate për media, ka bërë thirrje që të lihen anash ndasitë mes komuniteteve dhe fokusi i vetëm të jetë lufta kundër Covid 19.
Tutje ambasada ka lavdëruar punën e profesionistëve të shëndetësisë që po punojnë me mund e me rrezik të madh për të zvogëluar përparimin e pandemisë në Kosovë.
“I përgëzojmë përpjekjet e vazhdueshme të profesionistëve të shëndetësisë dhe të të tjerëve që po punojnë me mund e me rrezik të madh për të zvogëluar përparimin e COVID-19 në Kosovë. Ata kanë nevojë për mbështetjen e të gjithëve. Duke punuar së bashku, duke ndjekur udhëzimet e profesionistëve të shëndetësisë dhe duke lënë anash ndasitë mes komuniteteve, e mposhtim COVID-19”.
Sejdiu pret në takim Oravin, njofton përfundimin e mandatit ...
Ishte i dënuar për një vrasje në 1999, kosovari arrestohet s...
Ronaldo 41 vjeç, rekordet e pabesueshme të CR7
Kancelari gjerman mbërrin në Katar, ndalesa e dytë e turneut...
Kur pritet të bëhet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve ...
Mbi 6 mijë policë do të garantojnë Lojërat Olimpike Dimërore