Klubi Alpin dhe Policia e Kosovës rajoni në Gjilan nisin sot kërkimet për gjetjen e një personi të humbur tash e 10 ditë në malet Stanishorit dhe rrethina e Strazhës.
Ky klub përmes një njoftimi në Facebook, u ka bërë thirrje të gjithë alpinistëve që janë të interesuar të jenë pjesë e këtij aksioni, të dërgojnë të dhënat e tyre në mesazh të faqes zyrtare, shkruan arbresh.info.
Takimi i atyre që janë të interesuar të jenë pjesë e aksionit për gjetjen e të moshuarit bëhet të mërkurën (nesër) në ora 10:00 para stacionit të policisë në Gjilan./arbresh.info/
Njoftimi i plotë:
Përshëndetje alpinistë.
Klubi Alpin Gjilani së bashku me Policinë e Kosovës rajoni në Gjilan, nesër fillojmë kërkimin e një personi të moshuar të humbur tash e 10 ditë në malet e Stanishorit dhe rrethina e Strazhës.
Takimi bëhet nesër para stacionit Policor në Gjilan
Ora 10:00 ditë e mërkurë.
Të gjithë ata që shprehin gatishmërinë ti bashkëngjitën Klubit Alpin Gjilani për kërkim të personit të humbur, duhet na shkruani emrin dhe mbiemrin në mesazh.
Gjithë të mirat
KAGJ
Provimi i maturës me korniza të reja
Partitë pa ujdi për presidentin, Kosova drejt zgjedhjeve të ...
Nesër protestë në Jarinje, QKMK paralajmëron për bllokimin e...
Hamza zbulon ofertën e Kurtit për PDK-në: Qëndroni në sallë,...
BE zgjeron sanksionet ndaj Iranit për bllokimin e Ngushticës...
Këshilli Drejtues: Nuk u vlerësua konstruktiviteti ynë, PDK ...