Alma Lama dekretohet si ambasadore e Kosovës në Itali

16:55 | 24 Gusht 2016
M. A.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Alma Lama është zgjedhur si ambasadore e Kosovës në Itali me datën 5 korrik.

Ndërsa burime të Indeksonline brenda Kuvendit të Kosovës kanë konfirmuar se dekretimi i Lamës është bërë pikërisht pak minuta më parë.

Deputetja Alma Lama ka shërbyer për dy vite radhazi si deputete në Kuvendin e Kosovës ndërsa gjatë ditës së sotme ajo është parë në Kuvendin e Kosovës, për një arsye të vetme, atë të dekretimit.

Duhet përkujtuar që zgjedhja e saj si ambasadore është vlerësuar lartë edhe nga kryeministri i vendit Isa Mustafa i cili pati theksuar se “Në Itali do të kemi një ambasadore të shkëlqyeshme. Një intelektuale, deputete që ka njohuri të thella për vendin e saj, njohëse të thellë të ekonomisë dhe kulturës italiane, të Vatikanit dhe Maltës. Asgjë më shumë, veç se do të vazhdojmë të mburremi me ambasadoren e ardhshme, Alma Lama”.

Shpërndaje në rrjete sociale