Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, është takuar sot nga Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Kryesuesi i Kryesisë, Xhavit Haliti tha se diskutuan së bashku për çështjet që kanë të bëjnë më integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, raporton arbresh.info.
“Ne si Kosovë jemi të përkushtuar për integrim në BE dhe në NATO. E sigurova delegacionin se do plotësojmë të gjitha standardet për këto integrime”, tha Haliti.
Ndërkaq, Paolo Alli, president i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, tha se ka progres në Kosovë por që janë disa kushte që duhet plotësuar për tu bërë anëtare e NATO-s.
“Ne jemi duke parë progres të madh në rajon dhe në Kosovë. Në e kuptojmë që populli don të anëtarësohet në NATO. Por, janë disa kushte që duhet të plotësohen për tu bërë anëtare e NATO-së. Janë disa kushte esenciale siç është paqja me Serbinë , luftimi i korrupsionit, angazhimi në luftën kundër korrupsionit”, u shpreh Alli./Arbresh.info
Kurti takohet me Kryeministrin e Luksemburgut, bisedojnë për...
Rikthehet në funksion blloku A3, KEK po operon me pesë njësi
Vrasësi i ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe dënohet me bu...
Osmani viziton familjen e Rugovës në rezidencën e tij në 20-...
Momenti kur Labi mësoi nga bashkëshortja në telefon se i ka ...
Rama: Prokurorëve u paguajmë rroga më të larta se unë dhe en...