Gjykata Themelore e Prishtinës, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se kushtet e punës në Pallatin e Drejtësisë çdo ditë po përkeqësohen dhe se nuk është larg dita kur I gjithë stafi do ta ndërpresë punën. Në reagimin e Gjykatës thuhet se si mungesë e oksigjenit dhe temperaturave të larta në disa pjesë të objektit, tre punëtorë të gjykatës janë alivanosur.
“Lidhur me përkeqësimin e kushteve të punës në Pallatin e Drejtësisë Gjykata Themelore në Prishtinë ,përmes kësaj komunikate që para së gjithash i adresohet Këshillit Gjyqësor të Republikës së Kosovës, dhe Ministrisë së Administratës Publike në Qeverinë e Republikës së Kosovës, njofton se kushtet e punës në Pallatin e Drejtësisë çdo ditë po përkeqësohen dhe si pasojë e kësaj gjendje nuk është larg dita kur i gjithë stafi i kësaj gjykate do të ndërpres punën.
Sikurse e kemi bërë shumë herë të qartë deri me tani, në Pallatin e Drejtësisë ku është e vendosur Gjykata Themelore e Prishtinës, në objektet që i shfrytëzon kjo gjykatë por edhe në të gjitha objektet tjera që shfrytëzohen bashkërisht edhe nga gjykata dhe prokurori të tjera, ndihet mungesë e madhe e oksigjenit dhe ka probleme me sistemin e ngrohjes.
Në disa objekte ka momente kur rregullohet ,dhe nuk ndihet mungesë e oksigjenit, por kjo zgjat pak dhe pas një kohe të shkurtër kthehet gjendja e më parme ashtu në disa pjesë të objektit temperatura është ekstreme e lartë –dhe nuk mund të qëndrohet fare në ato hapësira ( Objekti “D”) – në pjesët tjera temperatura është shumë e vogël . Për shkak të mungesës së oksigjenit dhe te temperaturave të larta vetëm gjatë kësaj jave kishte 3 (tri) raste të alivanosjes së personave ( palë –ose punëtor të gjykatës) dhe kishte disa raste kur është imponuar ndërprerja e punës.
Sot, dt. 24.2.2016, para fillimit të një shqyrtimi gjyqësor në njërën prej sallave të Departamentit për Krime të Rënda kishte përkeqësim të shëndetit tek njeri prej mbrojtësve të pandehurve dhe trupi gjykues ka qenë i detyruar që të ndërpres shqyrtimin gjyqësor.
Të gjithë të pranishmit në sallën ku duhej të mbahej shqyrtimi gjyqësor janë ankuar në kushtet e punës nën të cilat janë të detyruar që të qëndrojnë, dhe kanë kërkuar shtyrjen e shqyrtimit gjyqësor.
Prandaj, kjo gjykatë kërkon veprimin urgjent të gjitha institucioneve që të sanohen lëshimet teknike me rastin e projektimit dhe ndërtimit të Pallatit të Drejtësisë dhe të krijohen kushte normale për punë.
Kjo gjykatë , i përkujton këto institucione se gjyqtarët nuk mund të ndajnë drejtësi në kushte ekstreme të pa volitshme të punës. Ne besojmë se të gjithë janë të vetëdijshëm, se çka do të thotë mungesa konstante e oksigjenit për trurin e njeriut. Nuk bëhet fjalë për mungesë të oksigjenit për disa sekonda apo minuta. Të gjitha këto institucione që u adresohet kjo komunikatë, sidomos Ministria e Administratës Publike, kanë qenë të njoftuara tani e një vit më herët për të gjitha këto probleme, por asnjëherë nuk kishte qasje serioze për marrjen e masave të duhura në këtë drejtim. Për më tepër gjykata akoma nuk është në dijeni se Pallati i Drejtësisë a është dorëzuar te institucionet vendore si objekt i përfunduar sipas standardeve teknike që duhej të ishin respektuar, dhe a është bërë pranimi i objektit sipas procedurave të paparapara apo jo?
Gjykata Themelore në Prishtinë Kryetari, Hamdi Ibrahimi”, thuhet në njoftimin e tyre.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...