Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu ka marrë pjesë në punëtorinë e organizuar nga Banka Botërore në Kosovë (World Bank Kosovo), mbi praktikat globale për planifikimin e investimeve, sigurisë dhe funksionimin e digave.
Me anë të një postimi në Facebook, Aliu ka bërë të ditur se në këtë punëtori kanë diskutuar për zbatimin e Studimit të Planit të Investimeve për Resurset Ujore (ËRIPS), përkatësisht Master Planin e ri të Ujërave për Kosovën, si dhe për Programet FLOËS, FLOËS 2 dhe fazat e ardhshme të implementimit, shkruan Arbresh.info.
“Përveç furnizimit me ujë të pijshëm, synimi është që digat e reja të jenë për destinime multifunksionale, si për sistemin e ujitjes së tokave bujqësore, menaxhimin e përmbytjeve, si dhe prodhimin e hidroenergjisë në Digat ku ka potencial të tillë”, ka shkruar Aliu.
Më tej, ai ka theksuar se duke u bazuar në praktikat më të mira globale, synojnë që përvojat e tilla, t’i zbatojnë në Kosovë./Arbresh.info/
Ja kur del paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik
Vrasja me tre plumba në Vushtrri, rikonstruktohet ngjarja tr...
Osmani takon Angilin, e falënderon Erdoganin për forcimin e ...
Haxhiu takohet me Prattipatin, flasin për zhvillimet e fundi...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Rama paralajmëron masa të ashpra: Hedhja e mbeturinave ndërt...