Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se nuk do të ketë autostradë të Dukagjinit.
Për pjesën që përfshin thuajse gjysmën e vendit, do të ketë vetëm zgjerim rrugësh.
Në një paraqitje për Tëvë1, Aliu shtoi se janë duke punuar intensivisht, ndërsa sërish shfrytëzoi rastin të gjejë arsye te mungesat e problemet e vitit paraprak.
“Tash jemi duke punuar intensivisht, mungesat, problemet e vitit 2022, janë duke u rikuperuar, dhe besoj që kjo është situata. Nuk mund të bëjmë më tepër për pjesën e Dukagjinit, përpos që kemi filluar projektin e zgjerimit të rrugës nga Istogu, përpos që mund ta bëjmë rrugën e Pejës, që të punojmë për pjesën e Gjakovës…nuk do të ketë autostradë, do të ketë zgjerim të rrugës”, theksoi Aliu.
Ndërtimi i autostradës së Dukagjinit ka qenë projekt i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.
Haradinaj kishte thënë se kjo autostradë duhet të ndërtohet, ngaqë ka përfitim në ekonomi dhe interes për çdo qytetarë të Dukagjinit.
JD Vance ishte “skeptik” ndaj operacionit për kapjen e Nicol...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
BE: Evropa e gatshme të zotohet për garanci ligjërisht dhe p...
Reshje të dendura në Vlorë, dëmtohen banesa dhe çahen rrugët...
Hyland: Besoj se do të ketë marrëdhënie pozitive mes Qeveris...
Presidentja e Meksikës kërkon një gjyq të drejtë për Maduron...