Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se ka filluar projekti për vendosjen e numrave të objektit dhe ndërlidhjes së qytetarit me adresë zyrtare.
Ai tha se në 22 komuna do të instalohen mbi 330 mijë numra zyrtar të adresave.
Sipas tij kjo do t’u ndihmojë qytetarëve që të regjistrojnë adresat e sakta.
“Gjithsej, në 22 komuna të vendit do të instalohen mbi 330,000 numra zyrtar të adresave – një hap i rëndësishëm drejt standardizimit të adresave, që do t’i ndihmojë qytetarët në regjistrimin e adresave të sakta, do të përmirësojë sigurinë dhe do të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm dhe planifikimin më të mirëfilltë urban të komunave”, ka njoftuar Aliu në një postim në “Facebook”.
Njoftimi i plotë:
Fillon Implementini i Projektit për Vendosjen e Numrave të Objekteve dhe Ndërlidhjes së Qytetarit me Adresë Zyrtare.
Sot, vizituam Komunën e Pejës për të parë nga afër implementimin e projektit të vendosjes së numrave të objekteve (publike dhe private), si dhe projektin për ndërlidhjen e qytetarëve me adresën zyrtare.
Gjithsej, në 22 komuna të vendit do të instalohen mbi 330,000 numra zyrtar të adresave – një hap i rëndësishëm drejt standardizimit të adresave, që do t’i ndihmojë qytetarët në regjistrimin e adresave të sakta, do të përmirësojë sigurinë dhe do të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm dhe planifikimin më të mirëfilltë urban të komunave.
Ndërsa, projekti i ndërlidhjes së qytetarit me adresën zyrtare do të sjellë përfitime të mëdha për qytetarët, përfshirë, por jo vetëm:
– Adresë unike për të gjitha shërbimet komunale, si pranimi i faturave për ujë dhe energji elektrike;
– Planifikim më të mirë të shërbimeve shëndetësore, sa më afër qytetarëve;
– Organizim efektiv të çerdheve dhe shërbimeve të tjera komunale;
– Pranimin e dokumenteve në adresën tuaj dhe shumë përparësi të tjera.
Urojmë të gjithë qytetarët dhe komunat për këtë iniciativë dhe inkurajojmë angazhimin e tyre në mirëmbajtjen e sistemit të adresave.
Policia izraelite thotë se nuk janë raportuar persona të lën...
Prishtina zyrtarizon dy transferimet e para për edicionin e ...
Irani kundërpërgjigjet ndaj Izraelit, lëshohen rreth 100 rak...
PDK nesër mban konferencë për media
Koci: Serbia pretendon se ish-polici Arbnor Spahiu ka qenë p...
Ngritet aktakuzë kundër 37 personave për tragjedinë në Koçan