Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka vizituar familjen Haradinaj në Gllogjan për të shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-ushtarit të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës (UÇK), Agron Haradinajt, vëllain e Nasim Haradinajt.
Aliu, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka vizituar familjen e Agron Haradinajt, duke shprehur ngushëllime të gjithë shqiptarëve, raporton “Arbresh.info”.
“Burrat e mëdhenj nuk i munguan as dje, as sot dhe nuk do t’i mungojnë as nesër atdheut! I burgosur politik në regjimin e atëhershëm, luftëtar i zoti i Ushtrisë Çlirimtare, e mbi të gjitha frymëzim për atdhedashuri! Ky ishte Agroni, që dha gjithçka për vendin tonë”, shkruan Aliu.
Ai u ka shprehur ngushëllime familjes për këtë humbje të madhe.
“Ngushëllime familjes Haradinaj dhe të gjithë popullit shqiptar! Lavdi veprës së tij dhe gjithë atyre që u flijuan për liri!”, shkruan ai./Arbresh.info/
Haxhiu për 8 Marsin: Çdo arritje e grave është një hap përpa...
Policia e Kosovës: 8 Marsi është zë, barazi, fuqizim dhe sim...
Rama uron gratë shqiptare për 8 Mars: Faleminderit për gjith...
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton ...
Barcelona merr një ofertë prej 40 milionë eurosh për njërin ...
Therje me thikë në Mitrovicë të Veriut, arrestohet i dyshuar...