Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se gurthemeli për ndërtimin e katër objekteve banesore për banim social dhe të përballueshëm do të vihet në vjeshtë.
Pas miratimit të projektligjit për banim social dhe të përballueshëm, ministri Aliu ka thënë se deri tash kanë aplikuar 13 komuna për identifikimin e lokacionit për ndërtimin e objekteve banesore, ku në katër sosh do të hapet tenderi në shtator, kurse në nëntë komuna të tjera janë ende në fazën e dizajnimit të projektit.
Duke arsyetuar realizimin e këtij projekti në fundin e mandatit të qeverisë, Aliu ka theksuar se s’kanë mundur të hyjnë në fazën e realizimit të projektit pa pasur studime dhe fazë përgatitore.
Aliu ka theksuar se banesat për banim social do të mbeten në pronësi të shtetit dhe do të menaxhohen nga komunat, kurse te banimi i përballueshëm mund të aplikojnë çiftet e reja dhe punëtorët e administratës nga komunat përkatëse./rtk
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...