Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.
Në këtë takim, dy palët diskutuan prioritetet e MMPHI-së, si dhe bashkëpunimin për çështje me interes të përbashkët. Si çështje kryesore në takim u diskutua për projektet përkatëse që kanë të bëjnë me zvogëlimin e emisioneve të gazrave serrë si dhe rritjen e përdorimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë.
Ministri Aliu e falënderoi ambasadorin austriak për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, si dhe shprehu gatishmërinë e tij për intensifikimin e bashkëpunimit për projektet që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit./arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...