Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu është takuar sot me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ervin Ibrahimovic.
Kështu bëri të ditur vetë ministri me anë të një postimi në Facebook.
Aliu tha se në takim kanë diskutuar për rrugën Deçan-Plavë, studimin e fizibilitetit për ndërtimin e tunelit të Rozhajës, si dhe për hapjen e koridoreve ajrore mes dy vendeve, shkruan Arbresh.info.
Ai është shprehur i bindur se këto projekte do të jetësohen shpejtë.
“Sot zhvilluam një bisedë shumë të këndëshme me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi z. Ervin Ibrahimovic. Në kohën sa z. Ibrahimovic ka qenë Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Investimeve Kapitale në Repubikën e Malit të Zi, kemi pasur mundësinë që të arrijmë marrëveshje për rrugën Deçan – Plavë, për studimin e fizibilitetit për ndërtimin e tunelit të Rozhajës, si dhe për hapjen e koridoreve ajrore mes dy vendeve. Projekte për të cilat diskutuam edhe sot, me bindjen se shumë shpejtë edhe do të jetësohen”, ka shkruar Aliu./Arbresh.info/
Ja kur del paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik
Vrasja me tre plumba në Vushtrri, rikonstruktohet ngjarja tr...
Osmani takon Angilin, e falënderon Erdoganin për forcimin e ...
Haxhiu takohet me Prattipatin, flasin për zhvillimet e fundi...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Rama paralajmëron masa të ashpra: Hedhja e mbeturinave ndërt...