Ish-nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka votuar në qendrën e votimit në shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë.
Pas hedhjes së votës, Haxhiu u shpreh për mediat se procesi zgjedhor po zhvillohet mirë, duke i ftuar qytetarët që ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.
“Unë sapo ushtrova të drejtën time të votës dhe, nëse krahasojmë me zgjedhjet e 9 shkurtit, duket se në këto zgjedhje pjesëmarrja është shumë më e madhe sesa në të njëjtën kohë në ato zgjedhje. Prandaj, me këtë rast po e shfrytëzoj të drejtën time për t’i inkurajuar qytetarët e Republikës së Kosovës që ta ushtrojnë këtë të drejtë, të drejtën e tyre, sepse sot është dita kur qytetarët vendosin për të ardhmen tonë. Dita është e bukur, gjithçka po shkon mirë e mbarë dhe uroj që të vazhdojë kësisoj deri në fund”, tha ajo.
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...
Ambasada e Kosovës në SHBA për vdekjen e Eliot Engel: Trashë...
Vdekja e Engel, Abdixhiku: Humbëm një mik të madh, por mbësh...
Vjosa Osmani: Eliot Engel ishte zëri i Kosovës në Kongresin ...