Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë që që seanca e jashtëzakonshme e cila është paraparë për orën 17:00 po tentohet të bllokohet.
Haxhiu në Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë që ministrave përgjegjës nuk po i konvenon kjo seancë e cila sipas saj kërkon që të bojkotohet kërkesa në raport me aventurat e presidentit Hashim Thaçi.
“Qëndrimi i Vetëvendosjes karshi situatës aktuale në raport me negociatat me Serbinë dhe orvatjet e fundit janë të papranueshme dhe janë në shërbim të plotë të Hashim Thaçit i cili nuk ka as mandat kushtetues në aventurën e tij personale dhe duhet të ndalet dhe për ne është e papranueshme që të mos gjykohet e kaluara për marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel dhe të fillojmë fazën e bisedimeve”.
“Duhet t’i bëhet e qartë Serbisë se cilat janë kërkesat tona. Në momentin që PSD është larguar nga VV ka qenë e qartë që po shkojnë nga pushteti”.
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...
Shtrenjtimi i naftës, Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të...
Vendet e Gjirit i bëjnë thirrje Këshillit të Sigurimit të OK...