Albulena Haxhiu prezanton Draftin e Koncept Dokumentit për Konfiskimin e Pasurisë

18:10 | 20 Mars 2020
A Z

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka njoftuar se është gati “Drafti i parë i koncept dokumentit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme”.

Haxhiu më herët e pati paralajmëruar edhe fillimin e procesit të Vettingut, në disa dikastere të rëndësishme si: Polici, gjyqësi, institucione të tjera të sigurisë, në Administratën Tatimore të Kosovës, Dogana, edhe në Agjencinë Kosovare për Inteligjencë.

Edhe në bazë të programit qeverisës lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është thënë se do t’i kushtojnë një rëndësi të veçantë.

https://www.facebook.com/hapeporten/posts/3466005220136911

Shpërndaje në rrjete sociale