Kryeministri i në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar studion e fotografit të njohur Hazir Reka në fshatin Nerodime të Ferizajt, duke vlerësuar lart kontributin e tij shumëdekadësh në dokumentimin vizual të historisë sonë kolektive.
Kurti theksoi se Hazir Reka është një dëshmitar i qetë dhe i thellë i kohës sonë, i cili përmes fotografisë ka ruajtur tensionet e ngjarjeve, peshën e gjendjeve njerëzore dhe fytyra të papara, ku pritja bashkon ankthin me shpresën, ndërsa dinjiteti ndan dhimbjen nga frika. Ai ka dokumentuar guximin, krenarinë, vuajtjet dhe rreziqet që populli ynë ka përjetuar gjatë tri dekadave të fundit.
Veprat, produktet, mjetet dhe aparatet e tij fotografike janë të arkivuara dhe të ekspozuara në studion e veçantë të Rekës, një hapësirë me vlerë kulturore dhe estetike, e vendosur në vendlindjen e tij, Nerodime.
“Fotografia e Hazir Rekës është kujtesë publike që reziston përmes estetikës dhe akt i ndërgjegjes qytetare. Ajo na rikthen në vendin dhe kohën ku janë shkrepur fotografitë dhe na edukon përmes familjarizimit me të kaluarën,” u shpreh Kurti, duke shtuar se Haziri mbetet një dëshmitar i historisë së heshtur që ende pret të kuptohet plotësisht.
Kryeministri falënderoi përzemërsisht Hazir Rekën dhe familjen e tij për mikpritjen e ngrohtë, kohën, respektin dhe bujarinë, duke i uruar shëndet, frymëzim dhe suksese të mëtejshme në krijimtarinë e tij./Arbresh.info
Ndërpritet furnizimi me gaz i Irakut nga Irani pas sulmeve
Apeli ul dënimin për të akuzuarin për krime lufte nga 15 në ...
E dhimbshme: Vdes në moshë të re ish-zëdhënësja e FC Dritës
Shpëtohet familja kosovare e cila ishte bllokuar nga bora në...
Spiropali: Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës është lajm i...
CIA: Regjimi në Iran i dobësuar, por ende funksional! I aftë...