Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pasi është i pari që është vaksinuar, ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook, se vaksina e sigurt dhe do të ndihmojë në tejkalimin sa më të shpejtë të kësaj situate.
Ai ka thënë se me vaksinimin do të fillojmë me personelin shëndetësor dhe me më të moshuarit, për të vazhduar më pas edhe me të tjerët.
Postimi i plotë i Kurtit:
Në sallën e sporteve “1 Tetori” në Prishtinë, sot pasdite u vaksinova kundër Covid-19. Vaksina është e sigurt dhe do të ndihmojë në tejkalimin sa më të shpejtë të kësaj situate. Prandaj inkurajoj të gjithë qytetarët që të vaksinohen dhe të heqin dilemat mbi dobinë e vaksinimit. Mbrëmë ka ardhur kontingjenti i parë prej 24 mijë vaksinave, do të kemi edhe vaksina të tjera, do të përpiqemi maksimalisht që sa më shpejt, sa më shumë qytetarë të vaksinohen.
Vaksinat janë të nevojshme, vaksinimi është i nevojshëm. Po përballemi me një pandemi shumë të vështirë, zgjidhja përfundimtare e së cilës natyrisht se është vaksinimi i popullsisë.
Ndërkohë, ju lus të gjithëve të mbani maskat, të mbani distancën fizike, të mbani higjienën dhe evitoni grumbullimet në vendet e mbyllura.
I falënderoj të gjithë punëtorët shëndetësorë, falënderoj Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe ju dëshiroj të gjithëve vaksinim të mbarë.
Fillojmë me personelin shëndetësor dhe me më të moshuarit, për të vazhduar më pas edhe me të tjerët.

Rolls‑Royce Phantom i rrallë zbukurohet me laser
Cila është temperatura ideale në shtëpi për të qenë të shënd...
Doktori zbulon se kur duhet ta pini kafenë e fundit nëse don...
Ushqimet që duhet të hani nëse dëshironi lëkurë të shëndetës...
Kusari Lila pranon detyrën e ministres
43-vjeçari gjendet pa shenja jete në Llapçevë të Malishevës